Aktualitet

‘Koncensioni në Kushtetuese’/ Kalaja nga Butrinti: Donim të hynim në park por s'na lanë

Përveç hapave ligjorë, Kalaja sqaroi se Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit do të jetë në të gjitha qytetet e Shqipërisë për të reaguar lidhur me rastin.

29 Maj 2022, 15:04 Nga DOSJA
‘Koncensioni në Kushtetuese’/ Kalaja nga Butrinti: Donim
Aulon Kalaja

SARANDË- Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ka zhvilluar një vizitë në rrënojat e këtij parku kombëtar të Burintit që pritet t’i jepet me koncension një fondacioni shqiptaro-amerikan për 10 vitet e ardhshme.

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja bën me dije se kjo është një çështje që cënon sigurinë kombëtarë dhe se për çështjen në fjalë janë konsultuar me 7 avokatë, duke premtuar se do ta dërgojnë për gjykim në Kushtetuese. Përveç hapave ligjorë, Kalaja sqaroi se Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit do të jetë në të gjitha qytetet e Shqipërisë për të reaguar lidhur me rastin.

“Ky njeri që nuk e pranon Butrintin si shqiptar ka vënë në pikëpyetje sigurinë e vendit tonë. Saranda del nga skema dhe këtë park kombëtar e merr privati. Është e paprecedent pasi Akademia e Shkencave flet pas vendimit të Kuvendit. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Në Shqipëri flasin deputetet para, marrin vendime dhe më pas flet Akademia e Shkencës të cilët nuk i pyet askush, i kam thënë kryetarit të Akademisë së Shkencave përse nuk jep dorëheqjen. Jemi konsultuar me një një studio ligjore prej 7 avokatësh, kemi nisur së pari sfidën publike dhe më pas do të bëjmë sfidën ligjore pasi çështja e Butrintit do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Ne do të bëjmë dëgjesa edhe me qytetarët e Sarandës. Dua tu njoftoj që ne po bëhemi gati që këtë ligj që kaloi në Kuvend me 75 vota pro do ta godasim në Gjykatën Kushtetuese. I bëjmë thirrje presidentit që ta kthejë në Kuvend këtë ligj abuziv me Parkun e Butrintit. Do të jemi në të gjitha qytetet e Shqipërisë për të reaguar në lidhje me këtë çështje. Tani e tutje një peshkatar më tha që edhe për të peshkuar duhet të marrim leje në e-Albania. Edhe sot ne donim të hynim brenda në park dhe nuk na lanë, se mesa duket tani e paska marrë greku dhe nuk na lanë me kamera,”-tha ai ndër të tjera.

Për menaxhimin e Parkut të Butrintit, Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi. Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll