Bota

Forcat e Armatosura të Ukrainës eliminuan një tjetër komandant rus, i dhjeti që nga fillimi i luftës

Departamenti për Komunikime Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës konfirmoi lajmin me anv të një statusi në Facebook.

29 Maj 2022, 12:19 Nga DOSJA
Forcat e Armatosura të Ukrainës eliminuan një tjetër
Alexander Dosyagaev

UKRAINË- Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë eliminuar komandantin e një batalioni rus të sulmit ajror të regjimentit të 104-të të sulmit ajror, nënkolonelin Alexander Dosyagaev.

Sipas Ukrinform, Departamenti për Komunikime Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës konfirmoi lajmin me anv të një statusi në Facebook.

"Komandanti i një batalioni sulmi ajror të regjimentit të 104-të të sulmit ajror, nënkoloneli Alexander Dosyagaev, u bë një tifoz VIP i veprave të Kobzon. Aleksandri fitoi nominimin "Këmbësoria me krahë" në festivalin "Ushtria Ruse 2021", por kjo nuk ndihmoi atë në një takim me luftëtarët ukrainas”, thuhet në deklaratë.

Pushtuesit rusë definitivisht nuk prisnin humbje kaq serioze pas tre muajsh të një lufte në shkallë të gjerë. Në ditën e 95-të të pushtimit, rusët kanë humbur tashmë 30.000 trupa. Vlen të shtohet një numër i konsiderueshëm i të plagosurve nuk është i qartë pasi të dhënat mund të mos jenë të sakta.

Gjatë ditës së kaluar, më 27 maj, ushtria ukrainase shkatërroi 250 pushtues rusë. Armiku pësoi më shumë humbje në drejtimet Avdiivka dhe Krivoy Rog.

Në fillim të majit, gjenerali David Petraeus, ish-drejtor i CIA-s dhe ish-komandant i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, tha se të paktën dhjetë gjeneralë rusë ishin vrarë tashmë në Ukrainë.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll