Bota

Kërkesa e Kosovës për në KiE, Kurti:Po përgatitemi për anëtarësimin në NATO dhe BE

Kryeministri foli dhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës si dhe për planet për anëtarësim në NATO e BE.

29 Maj 2022, 12:11 Nga DOSJA
Kërkesa e Kosovës për në KiE, Kurti:Po përgatitemi

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbledhur anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ku ka folur rreth arritjeve të qeverisë deri më tani ku sipas tij i ka tejkaluar parashikimet.

Kurti foli për arritjet dhe sukseset e qeverisë dhe u shpreh se me LVV-në në ekzekutiv Kosova është bërë fanar i demokracisë dhe i zhvillimit në rajon.

Kryeministri foli dhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës si dhe për planet për anëtarësim në NATO e BE.

Anëtarësimi ynë në këtë institucion është vlerë e shtuar për këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Gjithashtu jemi duke bërë përgatitjet drejt anëtarësimit në Programin për Partneritet dhe Paqe në kuadër të NATO-s dhe do të aplikojmë edhe për anëtarësim në Bashkimin Europian”, tha Kurti.

Kurti ka folur edhe për vizitën e tij zyrtare dy javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka shtuar se gjatë kësaj vizite ka takuar 7 senatorë dhe 12 kongresistë, dhe 7 zyrtarë të lartë të qeverisjes amerikane.

(D.a/dosja.al)

Sondazh

Poll