Bota

'U neutralizua nga oficeri i veshur civil', policia jep detaje për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari Qëndrim Januzi është plagosur nga një zyrtar policor në detyrë i cili në ato momente ishte me rroba civile.

29 Maj 2022, 10:10 Nga DOSJA
'U neutralizua nga oficeri i veshur civil', policia jep detaje
Gazmend Hyseni

KOSOVË- Policia e Kosovës në njoftimin e saj zyrtar ka dhënë detaje mbi vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni nga Qëndrim Januzi, i cili mbeti i palgosur pasi u qëllua nga një polic.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari Qëndrim Januzi është plagosur nga një zyrtar policor në detyrë i cili në ato momente ishte me rroba civile.

I dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i vdekur. Një zyrtar policor në detyrë në rroba civile ka intervenuar dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit, ku i njëjti është plagosur”, thuhet në raport.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të Prokurorit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj. Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri, pistoleta dhe shtatë gëzhoja”, thuhej në njoftim.  

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll