Bota

Sulm me bomba molotov në Selanik, policët përleshen me qytetarët (VD)

Jashtë Universitetit, sulmuesit duken të shpërndarë dhe ndeshen me policët. Jashtë Universitetit, sulmuesit duken të shpërndarë dhe ndeshen me policat. Jashtë Universitetit, sulmuesit duken të shpërndarë dhe ndeshen me policat.

29 Maj 2022, 10:24 Nga DOSJA
Sulm me bomba molotov në Selanik, policët përleshen me
Pamje nga sulmi

GREQI-Një sulm me bomba molotov ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në Selanik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit pas një feste në Universitetin Aristotele në Selanik. Sipas Protothemës, një grup prej disa personash të maskuar, sulmuan rojet e bibliotekës në godinën e Departamentit të Biologjisë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi.

Në video, shihet teksa policia ndeshet me bombat molotov të sulmuesve. Jashtë Universitetit, sulmuesit duken të shpërndarë dhe ndeshen me policët.

Sulmi zgjati rreth një orë. Policia përdori gaz lotsjellës për të frenuar aksionin e personave të maskuar, e pas përfundimit të sulmit, arrestoi gjithë ata që shkaktonin dëme. 

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll