Bota

"Për mua tre gjëra janë të rëndësishme", Vuçiç do të zhvillojnë një bisedë telefonike me Putinin

Ditët e fundit Vuçiç është shprehur se tre janë gjërat e rëndësishme për të në një bisedë me homologun rus, sasia e gazit, çmimi i gazit dhe siguria e furnizimit.

29 Maj 2022, 09:43 Nga DOSJA
"Për mua tre gjëra janë të rëndësishme",
Vucic dhe Putin

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sot në orën 11:00 do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.

Ditët e fundit Vuçiç është shprehur se tre janë gjërat e rëndësishme për të në një bisedë me homologun rus, sasia e gazit, çmimi i gazit dhe siguria e furnizimit.

"Tre gjëra janë të rëndësishme për mua. Këto janë sasia e gazit, çmimi i gazit dhe siguria e furnizimit me gaz. Plus, natyrisht, flasim për të gjitha çështjet e tjera. Por kjo është e rëndësishme për mua. Nuk e di se si po përgatitet presidenti Putin për bisedën, por e di se si po përgatitem unë për të"- tha presidenti gjatë një vizite në punimet në metronë e Beogradit.

Sipas presidentit të Serbisë, përveç marrëveshjes për gazin do të diskutohet edhe për bashkëpunimin dhe për të gjitha çështjet tjera. Vuçiç tha se pret që biseda me Putinin të jetë e mirë dhe korrekte.

Serbia paguan 270 dollarë për gazin rus për 1000 metër kub, ndërsa pjesa tjetër e Evropës paguan më shumë se 2000 dollarë për të njëjtën shumë.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll