Bota

Dyshohet se theri me thikë një 38-vjeçar, arrestohet i riu nga Kosova në Zvicër

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës ku pas një përleshje mes dy personave 17-vjeçari ka goditur me thikë 38-vjeçarin. Ky i fundit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital.

29 Maj 2022, 11:44 Nga DOSJA
Dyshohet se theri me thikë një 38-vjeçar, arrestohet i riu nga
Foto ilustruese

ZVICËR- Një 17-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Frauenfeld TG të Zvicrës nën dyshimin se ka therur me thikë një 38-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës ku pas një përleshje mes dy personave 17-vjeçari ka goditur me thikë 38-vjeçarin. Ky i fundit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital.

I dyshuari arriti të ikte para ardhjes së forcave të rendit. Por më vonë në mbrëmje Policia e Thurgaut arrestoi një të dyshuar në lidhje me ngjarjen. Bëhet fjalë për një kosovar 17-vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Thurgaut.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll