Aktualitet

FOTO- Përmbyset kamioni në hyrje të Himarës

Siç duket nga pamjet e mëposhtme, mjeti është përmbysur në kthesë. Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi.

29 Maj 2022, 12:05 Nga DOSJA
FOTO- Përmbyset kamioni në hyrje të Himarës
Foto ilustruese

HIMARË- Një kamion është aksidentuar në hyrje të Himarës në orët e mesditës së sotme. Siç duket nga pamjet e mëposhtme, mjeti është përmbysur në kthesë. Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi.

Ndërkohë që Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, për të mësuar shkakun e aksidentit, që deri më tani nuk raporton pasoja në njerëz.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.05.2022, rreth orës  11:45, në aksin rrugor Himarë–Dhërmi, në vendin e quajtur “Kthesa e Vishës”, ka dalë nga rruga autoboti me drejtues shtetasin R. Dh., rreth 60 vjeç,  e për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobotit, i cili ndodhet në Spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll