Aktualitet

Aksident në Lin të Pogradecit, shoferi godet nga pas 'golfin', një i lënduar

Sipas të dhënave paraprake, një mjet tip Merrcedes Benz ka goditur nga pas mjetin tip Golf 4 si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe lagështirës në rrugë.

29 Maj 2022, 10:28 Nga DOSJA
Aksident në Lin të Pogradecit, shoferi godet nga pas
Pamje nga aksidenti

POGRADEC- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatin Lin të Pogradecit ku si pasojë është lënduar një person.

Sipas të dhënave paraprake, një mjet tip Mercedes Benz ka goditur nga pas mjetin tip Golf 4 si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe lagështirës në rrugë.

Ende nuk dihet nëse i lënduari është drejtuesi i mjetit apo pasagjer por ai është dërguar në spitalin rajonal të Pogradecit.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll