Aktualitet

Makina del nga rruga, aksidentohen tre turistë amerikanë në urën e Kardhiqit

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë dhe thuhet se të tre turistët kanë marrë lëndime të shumta por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

29 Maj 2022, 08:33 Nga DOSJA
Makina del nga rruga, aksidentohen tre turistë amerikanë në
foto ilustruese

SARANDË - Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë tunelit te ura e Kardhiqit, ku janë përfshirë tre turistë amerikanë.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë dhe mësohet se të tre turistët kanë marrë plagë të shumta por janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshimet e para janë se mund të kenë ngatërruar rrugën për shkak të mungesës së sinjalistikës, ndërsa në vendngjarje janë nisur ambulanca dhe policia.

(da/dosja.al)

Sondazh

Poll