Aktualitet

U përplasën nga makina, ndërron 57-vjeçarja dhe plagoset e reja, në pranga drejtuesi i mjetit

Sipas njoftimit të policië, shtetasi E.M, i cili ishte duke lëvizur me mjetin e tij në Kamëz rreth orës 21:00 la përplasur dy këmbësoret N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe.

29 Maj 2022, 10:20 Nga DOSJA

U përplasën nga makina, ndërron 57-vjeçarja dhe plagoset e

TIRANË- Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ditën e djeshme aksidentoi 2 këmbësorë ku fatkeqësisht njëra ndërroi jetë.

Sipas njoftimit të policië, shtetasi E.M, i cili ishte duke lëvizur me mjetin e tij në Kamëz rreth orës 21:00 la përplasur dy këmbësoret N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, 57-vjeçarja ka ka ndërruar jetë, ndërkohë 20-vjeçarja është lënduar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- S. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

- E. M., 32 vjeç, banues në Kamzë, pasi mbrëmbjen e djeshme, rreth orës 21:00, në Kamzë, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetaset N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, shtetasja N. Sh., ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasja R. Ç., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll