Aktualitet

Ishte dënuar me 9 vite e 6 muaj burg, 34-vjeçari shqiptar bie në prangat e policisë italiane

34-vjeçari ishte shpallur në kërkim për disa vepra të ndryshme penale si trafikimi i lëndëve narkotike, zhvatje dhe grabitje në qytetet e Orsogna, Canosa Sannita, Filetto, Miglianico dhe Francavilla al Mare në vitin 2014.

29 Maj 2022, 10:48 Nga DOSJA
Ishte dënuar me 9 vite e 6 muaj burg, 34-vjeçari shqiptar bie
Policia italiane

ITALI-Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti dhe një dënim me 9 vite e 6 muaj burg.

Sipas mediave vendase, 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim për disa vepra të ndryshme penale si trafikimi i lëndëve narkotike, zhvatje dhe grabitje në qytetet e Orsogna, Canosa Sannita, Filetto, Miglianico dhe Francavilla al Mare në vitin 2014.

Pasi u vu në pranga ai u dërgua një burg për shlyerjen e dënimit si dhe për gjykim për arratisje dhe shmangie të drejtësisë. 

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll