Aktualitet

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Sipas njoftimit të policisë, 27-vjeçari U.M duke kundërshtuar vendimin e gjykatës ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

29 Maj 2022, 10:14 Nga DOSJA
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka vën në panga një 27-vjeçar, banues në Tiranë, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij edhe pse kjo e fundit kishte urdhër mbrojtje.

Sipas njoftimit të policisë, 27-vjeçari U.M duke kundërshtuar vendimin e gjykatës ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu policia ka vënë në pranga dhe një 23-vjeçar për falsifikim dokumentash dhe dy persona të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të dokumenteve, nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një certifikatë për miratimin e errësimit të xhamave, e dyshuar e falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit U. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës", pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- S. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

- E. M., 32 vjeç, banues në Kamzë, pasi mbrëmbjen e djeshme, rreth orës 21:00, në Kamzë, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetaset N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, shtetasja N. Sh., ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasja R. Ç., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(D.a/dosja.al)

Sondazh

Poll