Aktualitet

Humb ekuilibrin dhe bie nga ura, humb jetën 71-vjeçari në Ballsh

Ndërkohë grupi hetimorë po punohet me zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

28 Maj 2022, 11:47 Nga DOSJA
Humb ekuilibrin dhe bie nga ura, humb jetën 71-vjeçari në
Foto ilustruese, ambulanca

BALLSH- Një 71-vjeçarë ka humbur jetën në Ballsh pasi ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga ura. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 në lagjen "5 Shkurti". 

Burime bëjnë me dije se viktima është Bashkim Caushaj, i cili sipas policisë ka ndërruar jetë pas dërgimit në spital. Ndërkohë grupi hetimorë po punohet me zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Njoftimi i policisë: 

Sot rreth orës 10:40, në lagjen “5 Shkurti”, Ballsh, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga ura, shtetasi B. C., 71 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(j.c)/dosja.al

Sondazh

Poll