Aktualitet

Vdekja e dy vëllezërve në liqen, shkolla: Do i mungoni bankave, buzëqeshja juaj do mbetet kujtim

Shkolla ku kanë studiuar të miturit ka shprehur ngushëllimet.

28 Maj 2022, 11:41 Nga DOSJA

Vdekja e dy vëllezërve në liqen, shkolla: Do i mungoni bankave,

TIRANË- Shkolla Mesme Bashkuar "Bedri Llagami" në Vaqarr ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetëve të dy vëllezërve Taku. Me anë të një postimi, shkolla thotë se do u mungojë buzëqëshja e tyre e se dashuria që të miturit përçonin nuk mund të harrohet kurrë.

POSTIMI I SHKOLLËS:

Vdekja merr me vete një dhimbje që askush nuk mund ta shërojë dhe dashuria lë një kujtim që askush nuk mund ta vjedhë kurrë.Do i mungoni bankave të kësaj shkolle dhe buzëqeshja juaj do të jetë pjesë e kujtimeve tona!Qofshi të parajsës Mateo dhe Klevis Taku!Ngushëllime të përzemërta familjes dhe të afërmve nga Drejtoria e shkollës, stafi pedagogjik dhe nxënësit e shkollës!

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në liqenin e Prushës në Tiranë. Rreth orës 18:00 të miturit së bashku me 4 shokët e tyre ishin duke u larë në liqen, kur në një moment nuk kanë mundur të dalin dot në breg, e për ta shpëtuar është futur i vëllai. Por fatkeqësisht kanë ndërruar jetë të dy. Të miturit, 14 dhe 10 vjeç, janë të zonës, banues në Vaqarr të Ri.

(A.B)./Dosja.al

Sondazh

Poll