Aktualitet

Taksa për ujin, denoncimi i pensionistit nga Tirana: Me ligj nuk duhet të paguaj, jam ankuar edhe tek Avokati i Popullit

23 Korrik 2019, 18:52 Nga DOSJA
Taksa për ujin, denoncimi i pensionistit nga Tirana: Me ligj nuk duhet

TIRANË– Në redaksinë e Dosja.al ka mbërritur një denoncim i një pensionisti, i cili ankohet për taksën e ujit të pijshëm.

I moshuari denoncon se edhe pse ka marrë statusin e pensionistit që prej shtatorit të vitit 2018, ai sërish paguan taksa.

Ai shkruan se: në bazë të ligjit mbi taksën e pronës, pensionistët në çdo shtëpi (burrë e grua) çdo pensionist kryefamiljar që jeton vetëm, personat me ndihmë ekonomikë përjashtohen nga taksa e pronës prej 100 lek në Faturën e Ujit.

Por sipas të moshuarit një gjë e tillë nuk ka ndodhur me asnjë prej kryebashkakëve të fundit të Tiranës.

“Duke filluar qysh nga viti 2006 kur është miratuar ligji e deri më sot, si Edvin Rama, Lul Basha e deri tani Erion Veliaj u marrin padrejtësisht shqiptarëve (atyre që thamë më lart ) pagesën prej 100 lekë.”

Më tej ai bën me dije se rastin e ka denoncuar edhe në institucionin e Avokatit të Popullit por se ende nuk ka marrë një përgjigjie përfundimtare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia tirane denoncimi i pensionistit taksa per ujin e pijshem tirane bashkia tirane denoncimi i pensionistit taksa per ujin e pijshem tirane

Sondazh

Poll