Aktualitet

Abuzuan me tenderin 7 milionë lekë për zjarrfikësen e Durrësit, GJKKO jep dënimet për të akuzuarit

Adriatik Velaj dënohet me 11 muaj burg për shpërdorim detyre, Muhamed Likaxhiu, 10 muaj burg për shpërdorim detyre, Artan Taho dënohet me 10 muaj burg

28 Maj 2022, 10:21 Nga DOSJA

Abuzuan me tenderin 7 milionë lekë për zjarrfikësen e

TIRANË- Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë dënimet për të akuzuarit për abuzimin me tenderin 7 milionë lekë për zjarrfikësen e Durrësit.

Adriatik Velaj dënohet me 11 muaj burg për shpërdorim detyre, Muhamed Likaxhiu, 10 muaj burg për shpërdorim detyre, Artan Taho dënohet me 10 muaj burg për shpërdorim detyre, Gj.Markola, 10 muaj burg për ‘shkelje e barazisë në tendera’, I.Matmuja, 11 muaj ‘shkelje e barazisë në tendera’, Riza Sulaj, dënohet me 11 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’, Patriot Beqiraj 11 muaj burg për ‘shkelje e barazisë në tendera’. Të tjerë të dënuar janë, Albion Bushi, Elona Rami, Lulzime Rami dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

NJOFTIMI I GJKKO:

'1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adriatik Velaj, për veprën penale "Shpërdorimi detyrës", parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1(një) vit e 5(pesë muaj burgim. -Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit te Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e mase së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet m 11(njëmbëdhjetë) muaj e 10(dhjete) ditë burgim.-Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të -Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë sigurisë së zakonshme.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhamed Likaxhiu, për veprën penale "Shperdorimi detyrës", parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin etij me 1(një) vit e 4(kater) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 10(dhjetë) muaj e 20(njëzet) ditë burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit date 29.10.2021 dhe te kryhet sigurisë së zakonshme.-Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë prej 5(pesë) vjetësh.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Artan Taho për vepren penale "Shpërdorimi i detyrës", parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij mel (një) vit e 4(katër) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit te Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës sẽ dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 10(dhjetë) e 20(njëzet) ditë burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.'.

SPAK ndërmori një aksion për shkeljen e barazisë në tendera në Bashkinë e Durrësit në tetor të 2021. 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private u arrestuan për shkak se u akuzuan për abuzimin me një tender prej 7 milionë lekësh për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit që ishte jashtë funksionit. Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë manipuluar garën për tenderin me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë në periudhën Maj-qershor 2020.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll