Aktualitet

VD/Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve tek “Varri i Bamit”, rrezikohen banesat

Nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit mirëpo shihet se flakët kanë marrë përmasa të mëdha

28 Maj 2022, 08:40 Nga DOSJA
VD/Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve tek “Varri i
Zjarr ne Tirane

TIRANË- Tregu i fruta-perimeve tek “Varri i Bamit” është përfshirë nga flakët. Pamjet e siguruara nga Dosja.al tregojnë momentin e flakëve në tregun e frutave dhe perimeve ne Tiranë. Nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit mirëpo shihet se flakët kanë marrë përmasa të mëdha dhe rrezikojnë banesat pranë. 

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga zjarri. Pritet që në ndihmë të vijnë forcat zjarrëfikëse.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 28.05.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën "Xhanfize Keko", te tregu i fruta-perimeve ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll