Aktualitet

VIDEO- Riatdhesimi i fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampet në Siri

Ata u pritën nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bashkë me homologun e tij kosovar, Xhelal Sveçla

28 Maj 2022, 08:52 Nga DOSJA
VIDEO- Riatdhesimi i fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampet në
Momenti nga riatdhesimi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kthimi në Shqipëri i 13 shqiptarëve nga kampet e ferrit në Siri.n  4 gra dhe 9 fëmijë ndërmjet moshës 6 e 16 vjeç nga Shqipëria mbërritën në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës bashkë me shtetas të tjerë kosovarë që u larguan nga kampet e ferrit. Ata u pritën nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bashkë me homologun e tij kosovar, Xhelal Sveçla, drejtuesit e policisë së të dy vendeve, Gledis Nano e Samedin Mehmeti, si dhe drejtoresha e Qendrës CVE, Lejdi Dervishi.

“Kemi kthyer në atdhe 13 shtetas të tjerë shqiptarë nga kampet e ferrit në Siri këtë mëngjes nga Prishtina. Janë 4 gra dhe 9 fëmijë që rikthehen në gjirin e familjes, duke e çuar në 43 numrin e bashkatdhetarëve tanë që shpëtuam që kur e nisëm këtë përpjekje të përbashkët”, shkruan Rama në Facebook.

Disa grupe ekspertësh anti-terrori nxorrën ditën e djeshme nga kampet në Siri 13 shqiptarë të tjerë, prej të cilëve 9 janë fëmijë. Shqiptarët e nxjerrë nga kampi janë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti pritet të riatdhesohen në bazë të një informacioni të bërë publik nga një zyrtar sirian. Ky është misioni i katërt i shpëtimit të shqiptarëve në Siri. Më herët, gjatë 3 operacioneve të tjera u riatdhesuan në Shqipëri 25 gra dhe fëmijë, ndërkohë që vijojnë të jenë në kampe dhe 17 shqiptarë të identifikuar.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll