Aktualitet

Theu arrestin e shtëpisë për të shitur kanabis, arrestohet 32-vjeçari në Vaqarr

32-vjeçari, banues në Vaqarr, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur "Kodër Shkretë", me doza me lëndë narkotike cannabis sativa

28 Maj 2022, 08:45 Nga DOSJA
Theu arrestin e shtëpisë për të shitur kanabis, arrestohet
Arrestim

TIRANË- Aurel Kafeja është arrestuar nga policia pasi shkeli masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. 32-vjeçari, banues në Vaqarr, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur "Kodër Shkretë", me doza me lëndë narkotike cannabis sativa. I riu, pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa e shiste më pas atë, në doza të vogla, kryesisht në zonën e Vaqarrit dhe të Kombinatit.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se Kafeja ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës të shtetasit A. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Outside", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Shkelte masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ushtronte përsëri këtë veprimtari kriminale, vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohet lëndë narkotike e llojit cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza. Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Outside”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- A. K., 32 vjeç, banues në Vaqarr.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur "Kodër Shkretë", me doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, 32-vjeçari e shiste më pas atë, në doza të vogla, kryesisht në zonën e Vaqarrit dhe të Kombinatit. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës të shtetasit A. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll