Aktualitet

Plagosi 11-vjeçarin në Pukë, arrestohet adoleshenti

Ngjarja ndodhi në lokalin e babait të 11-vjeçarit, ndërsa shkak ka qenë një konflikt që adoleshenti ka patur me kushëririn e të miturit.

27 Maj 2022, 21:13 Nga DOSJA
Plagosi 11-vjeçarin në Pukë, arrestohet adoleshenti
Robert Cara

PUKË- Një ditë pasi plagosi 11-vjeçarin në Pukë, arrestohet adoleshenti, Robert Cara. Adoleshenti është arrestuar këtë mbrëmje, në fshatin Dom Gjegjan në Pukë.

Ngjarja ndodhi në lokalin e babait të 11-vjeçarit, ndërsa shkak ka qenë një konflikt që adoleshenti ka patur me kushëririn e të miturit. Me armë në dorë, shkoi për të vrarë kushëririn, por qëlloi pa dashje të miturin në këmbë.

11-vjeçari u soll me helikopter në Tiranë, ndërsa autori u largua nga vendngjarja, për t’u kapur vetëm një ditë më pas.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll