Aktualitet

Loja u kthye në tragjedi! Si u mbytën dy fëmijët në liqenin e Prushës, u zhytën, por s'dolën dot më

Deri më tani bëhet me dije se grupi i fëmijëve kishin nisur një lojë ku duhet të kapeshin pas një litari të lidhur në pemë dhe të zhyteshin në liqen por fatkeqësisht dy vëllezërit nuk kanë mundur të dalin.

27 Maj 2022, 20:21 Nga DOSJA
Loja u kthye në tragjedi! Si u mbytën dy fëmijët në
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Loja u kthye në tragjedi në liqenin e Prushës, ku pasditen e sotme ndërruan jetë dy vëllezër, ku njëri u fut për të shpëtuar tjetrin. Deri më tani bëhet me dije se grupi i fëmijëve kishin nisur një lojë ku duhet të kapeshin pas një litari të lidhur në pemë dhe të zhyteshin në liqen por fatkeqësisht dy vëllezërit nuk kanë mundur të dalin.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se njëri prej tyre është futur në ujë për të shpëtuar vëllanë e tij të vogël por asnjëri nuk ka mundur të dalë. Ndërsa 4 të tjerët, që ishin duke luajtur bashkë më ta, fatmirësisht kanë dalë shëndoshë e mirë nga liqeni.

(k.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll