Aktualitet

Gjendet e ngordhur breshka e rrallë në Radhimë, u përplas nga një motor

Njoftimi i autoriteteve është bërë nga dy turiste gjermane.

27 Maj 2022, 14:48 Nga DOSJA
Gjendet e ngordhur breshka e rrallë në Radhimë, u përplas
Breshka

RADHIMË- Një breshkë detare e llojit Chelonia mydas, një specie e rrallë për brigjet tona është gjetur e ngordhur në bregdetin e Radhimës.

Breshka dyshohet të ketë ngordhur nga përplasja me një mjet motoric. Përplasja mësohet se i ka shkaktuar hematoma në pjesën e kokës dhe karapaksit. Njoftimi i autoriteteve është bërë nga dy turiste gjermane.

Gjallesës detare iu morën të dhënat dhe iu plotësua formulari përkatës.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll