Aktualitet

Banorët te 'Kodrat e Priftit' dalin në protestë: Rama të na pushkatojë pastaj të na prishë shtëpitë

Banorët kanë deklaruar se plani për këtë është bërë duke parë terrenin me dron dhe jo nga afër.

27 Maj 2022, 19:14 Nga DOSJA
Banorët te 'Kodrat e Priftit' dalin në protestë: Rama
banoret

TIRANË- Banorët në zonën "Kodrat e Priftit" në Tiranë kanë dalë në protestë ditën e sotme. Ata kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre për shkak të lotit të 4 të Unazës së Madhe. Banorët kanë deklaruar se plani për këtë është bërë duke parë terrenin me dron dhe jo nga afër.

“Ne presim përgjigje nga qeveria në radhë të parë. Nga ARRSH. Që të vijë. E kemi bërë të qartë që të vijnë të shikojnë terrenin. Kanë bërë një projekt duke e parë terrenin me dron. Nuk kanë ardhur ta shkelin me këmbë," tha një protestues.

Një tjetër protestues i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama se një ditë përpara se tu prishin shtëpitë, t'i pushkatojnë pasi ata nuk mund të shohin banesat e tyre që shkatërrohen.  

"Ne do mundohemi që zëri jonë të dëgjohet. Kemi bërë padi për këtë punë. Do shkojmë sërish te bashkia. Kaq presim ne. Unë i bëj thirrje kryeministrit të zgjedhin skuadër pushkatimi të vijnë këtu një ditë para shembjes të na pushkatojë të gjithëve me burra me gra dhe me fëmijë. Që unë mos ta shoh fëmijën time kur të prishet”, tha një nga protestuesit.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll