Tragjedi/ Po laheshin në liqenin e Prushit, mbyten 2 fëmijë. 14-vjeçari u fut të shpëtonte vëllanë
Mbyten dy fëmijë në liqenin e Prushit. Por në një moment, një prej të miturve nuk ka mundur të dalë dot në breg, e për ta shpëtuar është futur vëllai më i madh, që gjithashtu ka ndërruar jetë.
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dy vëllezër janë mbytur në liqenin e Prushës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të pasdites së sotme, ku të miturit së bashku me 4 shokët e tyre kanë qenë duke u larë në liqen. Por në një moment, një prej të miturve nuk ka mundur të dalë dot në breg, e për ta shpëtuar është futur i vëllai. Por fatkeqësisht kanë ndërruar jetë të dy. Të miturit, 14 dhe 10 vjeç, janë të zonës, banues në Vaqarr të Ri.
“Tiranë/Informacion paraprak/ Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 14 dhe 10vjeç. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet. Si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç (vëllezër). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,”-bënte me dije Policia lidhur me ngjarjen.
Megjithatë trupat e tyre të pajetë u nxorrën brenda dy orëve nga liqeni, për t’u dërguar më pas në morg, ku do t’i nënshtrohen procedurave. Ndërkohë që në pyetje janë marrë dhe të miturit e tjerë që kanë qenë me vëllezërit, për të mësuar dinamikën e plotë të ngjarjes së rëndë që ka ndodhur.
Deri më tani raportohet se grupi i fëmijëve kishin nisur një lojë ku duhet të kapeshin pas një litari të lidhur në pemë dhe të zhyteshin në liqen, por fatkeqësisht njëri prej dy vëllezërve duket se ka rënë thellë në ujë e nuk ka dalë dot më. Edhe i vëllai në përpjekje për ta shpëtuar nuk ka mundur që të dalë gjallë.
Tragjedia mund të ishte rënduar, pasi në rrezik për t'u mbytur kanë qenë edhe dy të mitur të tjerë, por këta të fundit kanë mundur që të shpërtohen nga banorët e zonës. Liqeni është më shumë se tre metra i thellë, por nuk ka pasur më parë asnjë ngjarje të kësaj natyre.
(k.m/dosja.al)
Sondazh
Gjendet e ngordhur breshka e rrallë në Radhimë, u përplas nga një motor
Breshka RADHIMË- Një breshkë detare e llojit Chelonia mydas, një specie e rrallë për brigjet tona është gjetur e n...
34-vjeçari vdiq në punë, Gjykata e Kurbinit liron inxhinierin, avokati: S'punonte fare në atë kompani
Foto ilustruese KURBIN- Gjykata e Kurbinit vendosi të lirojë nga qelia dhe të hetojë në gjendje të lirë, inxhinierin e n...
Covid, MSH: 36 persona të infektuar gjatë 24 orëve të fundit
Covid TIRANË– Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri....
VOA zbardh detaje nga nxjerrja e shqiptarëve nga kampi i ISIS: Janë të gjithë familjarë
Foto ilustruese Një tjetër grup prej 4 grash dhe 9 fëmijësh shqiptarë që ende strehoheshin në kampin “Al-Hol&rdquo...
FOTO/ Zjarr në Maliq, magazina me produkte bujqësore shkrumbohet
Foto nga magazina MALIQ- Një zjarr ka rënë gjatë pasdites së sotme në Maliq. Mësohet se zjarri ka rënë në...
Kthehet në Itali pas një plagosje, 20-vjeçarin e 'presin' prangat në aeroport
Policia italiane ITALI- Mbërriti në aeroportin Guglielmo Marconi dhe gjeti agjentët e skuadrës së lëvizshme, ata të poli...
PARALAJMËRIMI! Një stuhi e madhe po vjen në Ballkan, përgatituni për shi dhe erë
Foto ilustruese TIRANË- Estofex, sistemi evropian i paralajmërimit të stuhisë, ka lëshuar një paralajmërim të 'shka...
Dhunimi i nuses në Librazhd, vjehrra e vjerri ndiqen penalisht, 23-vjeçarja merr urdhër mbrojtjeje
Policia e Librazhdit LIBRAZHD- Policia ka reaguar për herë të parë për dhunimin e nusës nga Librazhdi. Mësohet se vjehr...
AIDSSH, miratohet i propozuari nga Berisha. Bardhi: Të pafytyrë. Bushka: Tu vra njëri në Elbasan
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejt&eu...
4 mijë euro për gradë, SPAK çon në gjyq pedagogun që donte të bëhej komisar
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ...



