Aktualitet

Të miturit e mbytur në liqenin e Prushës, polumbarët gjejnë trupat (PAMJET)

Pasi i kanë nxjerrë nga liqeni, kufomat e mbështjellë me peshqirë janë vendosur për pak çaste në breg dhe më pas janë marrë nga një ambulancë.

27 Maj 2022, 19:47 Nga DOSJA
Të miturit e mbytur në liqenin e Prushës, polumbarët
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Polumbarët e forcave RENEA kanë gjetur trupat e dy fëmijëve të mitur në liqenin e Prushës në Tiranë. Pasi i kanë nxjerrë nga liqeni, kufomat e mbështjellë me peshqirë janë vendosur për pak çaste në breg dhe më pas janë marrë nga një ambulancë. Ndërkohë që ende nuk dihet sesi ka ndodhur dinamika e plotë e ngjarjes së rëndë. Deri më tani raportohet se fillimisht në liqen ka mbetur djali, më pas vëllai i është afruar për ta ndihmuar, por nuk ia ka dalë, duke ndërruar jetë bashkë me të. 

(k.m./dosja.al)

Sondazh

Poll