Aktualitet

34-vjeçari vdiq në punë, Gjykata e Kurbinit liron inxhinierin, avokati: S'punonte fare në atë kompani

Nga “arrest me burg”, prokurori Arben Nika kërkoi që ndaj inxhinierit të vendosej masa “detyrim paraqitje” siç ishte kërkuar nga prokurori Arben Nika.

27 Maj 2022, 17:58 Nga DOSJA
34-vjeçari vdiq në punë, Gjykata e Kurbinit liron inxhinierin,
Foto ilustruese

KURBIN- Gjykata e Kurbinit vendosi të lirojë nga qelia dhe të hetojë në gjendje të lirë, inxhinierin e një kompanie ndërtimi, në të cilën humbi jetën një 34-vjeçar që punonte për rikonstruksionin e një pallati në Milot.

Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e inxhinerit 55-vjeçar, Mondi Turhani, por vendosi që t’i ndryshonte masën e sigurisë. Nga “arrest me burg”, prokurori Arben Nika kërkoi që ndaj inxhinierit të vendosej masa “detyrim paraqitje” siç ishte kërkuar nga prokurori Arben Nika.

Ndërkohë që avokati Edmond Buna pretendoi se 34-vjeçari Marku Debrova nga Elbasani nuk është punonjës i regjistruar pranë komanisë që kryente punimet në Milot, ndaj dhe inxhinieri duhet të lirohet nga akuzat.

Turhani u arrestua nga policia të mërkurën me akuzen e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, pasi i riu ra nga tarraca e pallatit, ndërsa nga hetimet paraprake rezultoi se në kantinerin e ndërtimit mungonin kushtet e sigurisë në punë.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll