Aktualitet

AIDSSH, miratohet i propozuari nga Berisha. Bardhi: Të pafytyrë. Bushka: Tu vra njëri në Elbasan

Bardhi e konsideroi të pafytyrë maxhorancën dhe përgjigjen e mori nga Klotilda Bushka. Kjo e fundit i kërkoi të bënte verifikimet pasi Miraka kishte marrë edhe firmën e deputetëve të tjerë të opozitës.

27 Maj 2022, 16:06 Nga DOSJA
AIDSSH, miratohet i propozuari nga Berisha. Bardhi: Të pafytyrë.
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit (AIDSSH). Emrat që kaluan me shumicë votash dhe ajo që hapi debat është se mes tyre ishte edhe Simon Miraka, që është propozuar me firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas deputetit të Partisë Demokratike, kjo është një shenjë që Berisha e maxhoranca janë bashkë, pavarësisht betimit se Partia Socialise nuk do të mbështeste kurrë një kandidatutë që vinte nga non-grata. Bardhi e konsideroi të pafytyrë maxhorancën dhe përgjigjen e mori nga Klotilda Bushka. Kjo e fundit i kërkoi të bënte verifikimet pasi Miraka kishte marrë edhe firmën e deputetëve të tjerë të opozitës.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve akuzoi deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin edhe për vrasjen në Elbasan. Gjatë mbledhjes, Bushka i kërkoi Bardhit që të mos gjejë të meta te Partia Socialiste për të cilën akoma thotë se nuk kanë fituar zgjedhjet edhe pas vendimit të KQZ-së.  Bardhi iu përgjigj sërish duke i thënë se ai nuk merret me organizata kriminale.

Me shumicë votash, kandidatët që do ti kalojnë Kuvendit për votim janë:

Altin Hoxha

Gentian Sula

Simon Miraka

Albert Nikolla

Ndërkohë që u rrëzuan kandidaturat e:

Marcel Hilës

Besim Ndregjonit.

Gjergj Markut

Skender Vrionit

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll