Aktualitet

Finalja/ Tomorri: Si paska fituar Tirana 140 milionë euro me stadium 20 mijë vende?

Tomorri thotë se deri më tani nuk ka asnjë llogaritje se sa mund të ketë përfituar Shqipëria nga Conference League.

27 Maj 2022, 15:04 Nga DOSJA
Finalja/ Tomorri: Si paska fituar Tirana 140 milionë euro me stadium 20
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari i Ekonomisë Klodian Tomorri, ka komentuar finalen e Conferencë League në Tiranë dhe pagesën që përflitet që u mor nga Shqipëria. Tomorri thotë se deri më tani nuk ka asnjë llogaritje se sa mund të ketë përfituar Shqipëria nga Conference League.

Tomorri bën krahasimin me vitet e kaluara dhe shifrat që kanë përfituar shtetet. 'Ne vitin 2017 finalja e Champions League ne Cardif vleresohet se i dha qytetit nje impakt ekonomik 45 milione paund. Ne vitin 2019, finalja e Championsit u zhvillua ne Madridit. Qyteti vleresohet se perfitoi 66 milione euro.'- thotë gazetari i cili shton se Tirana nuk ka fituar 140 milionë euro me një stadium me 20 mijë euro.

POSTIM:

'Preshi i finales. Federata Shqiptare e Futbollit dhe mediat, vecanerisht ato afer qeverise, po trumbetojne nje lajm se Shqiperia perfitoi 140 milione euro nga finalja e Conference Leagues. Lajmi pompoz mori dhene gjithandej dhe e marrosi miletin. Por kjo eshte nje shifer e hedhur ne ajer, e cila nuk ka asnje metodologji apo llogaritje nga prapa. Dhe nuk ka si te kete. Perfitimi real i ekonomise shqiptare nga finalja eshte shume here me pak se sa 140 milione euro qe thone keta. 140 milione euro jane 1 per qind e GDP-se se Shqiperise. Domethene ekonomia shqiptare ka 1 per qind rritje shtese per kete vit vetem nga finalja. Presh, presh. Tani te kthehemi tek shifrat reale. Ne vitin 2017 finalja e Champions League ne Cardif vleresohet se i dha qytetit nje impakt ekonomik 45 milione paund. Ne vitin 2019, finalja e Championsit u zhvillua ne Madridit. Qyteti vleresohet se perfitoi 66 milione euro. Te gjitha studimet serioze qe jane bere per impaktet ekonomike te finales se Championsit konkludojne se qyteti prites i finales perfiton nga 50-80 milione euro. Behet fjale per Championsin dhe per stadiume qe kane kapacitet nga 80 mije vende. Shiko sportsvalue.com.br. Kur Champions League jep kaq, si paska fituar Tirana 140 milione euro nga Conference League me nje stadium 20 mije vende? Nejse mire dhe kaq. Se mund te kishin thene dhe 1 miliarde euro psh dhe prape do pompohej neper media.'- tha Tomorri.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll