Politike

VD-Sherr te Ligjet/ Bardhi: Të pafytyrë, votuat të propozuarin e non-gratas. Bushka: Mbylle, lëri patetizmat

Bardhi e konsideroi të pafytyrë maxhorancën dhe përgjigjen e mori nga Klotilda Bushka. Kjo e fundit i kërkoi të bënte verifikimet pasi Miraka kishte marrë edhe firmën e deputetëve të tjerë të opozitës.

27 Maj 2022, 11:24 Nga DOSJA
VD-Sherr te Ligjet/ Bardhi: Të pafytyrë, votuat të propozuarin e
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit (AIDSSH). Emrat që kaluan me shumicë votash dhe ajo që hapi debat është se mes tyre ishte edhe Simon Miraka, që është propozuar me firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas deputetit të Partisë Demokratike, kjo është një shenjë që Berisha e maxhoranca janë bashkë, pavarësisht betimit se Partia Socialise nuk do të mbështeste kurrë një kandidatutë që vinte nga non-grata. Bardhi e konsideroi të pafytyrë maxhorancën dhe përgjigjen e mori nga Klotilda Bushka. Kjo e fundit i kërkoi të bënte verifikimet pasi Miraka kishte marrë edhe firmën e deputetëve të tjerë të opozitës.

Gazment Bardhi: Jeni të pafytyrë se keni bërë një betim që nuk votoni asnjë person të propozuar nga non grata, ja tek e keni firmën. Kështu jeni ju të pafytyrë. Sapo votuat një person që është propozuar nga non grata, po ju tregoj se çfarë përfaqësoni ju, ata njerëz që tjetër gjë thoni dhe tjetër gjë bëni.

Klotilda Bushka: Jeni duke bërë diskutim politik

Gazment Bardhi: Vini këtu dhe thoni që duam konsensur me Opozitën

Klotilda Bushka: Jeni duke diskutim politik

Gazment Bardhi: Mos ma hiq mua fjalën se dua ta mbaroj. E dini pse e bëni ju këtë? Ngrini dorën rrsht se ju kanë thënë që do votojmë këtë e atë, dhe nuk lexoni asgjë. Jeni betuar, keni gjashtë muaj që thoni që do rrëzoni çdo dokument që vjen nga non gratat, shpjegojeni votën tani.

Klotilda Bushka: Mbylle pak zoti Bardhi

Gazment Bardhi: Të non-gratas pra, të atij keni thënë

Klotilda Bushka: Lëri patetizmat, kandidati që flisni ju ka mbështetjen e grupit tuaj, ta kishit bërë këtë verifikim para se të vish e të na bësh gjyqin këtu.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll