Aktualitet

I dehur, 44-vjeçari përplaset me mjetet e parkuara, refuzon testin e alkoolit, vihet në pranga

Në gjendje të dehur është përplasur me dy mjete të parkuara e më pas ka humbur kontrollin e mjetit

27 Maj 2022, 11:43 Nga DOSJA
I dehur, 44-vjeçari përplaset me mjetet e parkuara, refuzon testin e
Policia Tirane

TIRANË- Një 44-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Personi me inicialet O.SH akuzohet për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe për mosbindje ndaj urdhërit të policisë. Ky person, në gjendje të dehur është përplasur me dy mjete të parkuara e më pas ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Po ashtu, ai nuk iu është bindur urdhërit të policëve për të kryer testin e alkoolit.

NJOFTIMI:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Sh., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik". Shtetasi O. Sh., më datë 26.05.2022, rreth orës 23:35, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me dy automjete të parkuara dhe më pas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga. Gjithashtu, nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të bërë testin e alkoolit.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll