Aktualitet

Rrahën shqiptarin, lihen në burg për 15 ditë dy holandezët, avokati: S'e gjuajtën ata

Avokati Arben Grami pretendon se holandezët nuk janë personat që kanë goditur në kokë 45-vjeçarin shqiptar, por që këtë gjë e ka bërë një tjetër qytetar në Tiranë.

27 Maj 2022, 12:03 Nga DOSJA
Rrahën shqiptarin, lihen në burg për 15 ditë dy
Sherri në Tiranë

TIRANË- Davery Boon dhe Denis Howelingen, 21 dhe 23 vjeç, të dy tifozë holandezë do të qëndrojnë në burg për 15 ditë. Masa e sigurisë është dhënë sot nga Prokuroria e Tiranës që i ka vënë nën akuzë për plagosje të rëndë me dashje, të kryer në bashkëpunim. Të rinjtë u përplsën me një shqiptar një ditë para finales së Conference League në rrugën e Barrikadave.

Ata goditën në kokë me karrige një shqiptar dhe e lanë të plagosur. Avokati i ka mberojtur me idenë që janë të rinj dhe kanë kryer veprime normale. Avokati Arben Grami pretendon se holandezët nuk janë personat që kanë goditur në kokë 45-vjeçarin shqiptar, por që këtë gjë e ka bërë një tjetër qytetar në Tiranë.

“Janë thjesht 2 të rinj që kanë kryer veprime shumë normalë. Ata janë të shqetësuar dhe janë në pritje të aktit të ekspertimit.  Ata thonë që nuk janë ata që kanë kryer goditjen vendimtare për të dëmtuarin. Ata thonë se nuk kanë qenë të dehur, por thjesht kishin pirë një birrë. Kanë qenë të ulur në tavolinë dhe më pas janë konfliktuar,”- ka thënë ai.

Holandezët krijuan kaos një ditë para përballjes së Romës me Feynoord për kupën që e fituan italianët. Ata u përplasën me shqiptarët e me efektivët e policisë. Për shkak të rrëmujave, Shqipëria dëboi 80 tifozë dhe dita e ndeshjes kaloi e qetë.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll