Bota

VIDEO/ Zjarr në qendër të Selanikut, tymi mbulon pallatin 6-katësh, policia evakuon zonën

Tymi i zi po del nga pallati, i cili ndodhet pikërisht pranë pallatit ku ndodhen zyrat e SYRIZA-s.

27 Maj 2022, 14:19 Nga DOSJA
VIDEO/ Zjarr në qendër të Selanikut, tymi mbulon pallatin
Zjarr ne Greqi

GREQI- Një zjarr ka shpërthyer në qendër të Selanikut, në godinën ku ndodhet  Dhoma e Tregtisë(QKT), në kryqëzimin e rrugëve Egnatia dhe Aristotelous.

Tymi i zi po del nga pallati, i cili ndodhet pikërisht pranë pallatit ku ndodhen zyrat e SYRIZA-s.

Në vendngjarje kanë shkuar 5 automjete të Zjarrfikësve me 15 zjarrfikës, ndërsa për momentin energjia elektrike në rrugën Egnatia në Lindje është e mbyllur.

Zjarrfikësit aktualisht po evakuojnë ndërtesën në bashkëpunim me policinë. Deri më tani nuk dihet se ku ka rënë zjarri ndërsa në pallat ka ende disa persona.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll