Bota

Sanksionet e Përëndimit, Putin: Do të zbatojmë masat për të stabilizuar ekonominë e vendit

Rusia kishte filluar t'u kërkonte vendeve që të paguanin për dërgesat e naftës dhe gazit në rubla, por Putin thotë se politika do të ndryshojë për disa partnerë.

27 Maj 2022, 14:09 Nga DOSJA
Sanksionet e Përëndimit, Putin: Do të zbatojmë masat
Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha se qeveria e tij po vazhdon të zbatojë masa për të trajtuar sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga "vendet jomiqësore".

Qeveria e Rusisë po merr vendime të menjëhershme për të siguruar funksionim të qëndrueshëm të tregut dhe sektorit financiar. Ne jemi duke punuar në rritjen e aksesit në financa, për të mbështetur kapitalin qarkullues dhe likuiditetin." , u tha ai udhëheqësve euroaziatikë gjatë një takimi virtual të Këshillit të Lartë Ekonomik Euroaziatik të premten. 

Rusia kishte filluar t'u kërkonte vendeve që të paguanin për dërgesat e naftës dhe gazit në rubla, por Putin thotë se politika do të ndryshojë për disa partnerë.

"Ne po zgjerojmë praktikën e pagesave në monedhat kombëtare për ato vende që e kanë provuar veten si partnerë të besueshëm për Rusinë," tha ai. 

Presidenti rus vazhdoi të trajtojë çështjen e pasigurisë ushqimore, e cila ka dalë në pah për shkak se Rusia pushtoi Ukrainën, një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në Evropë. 

Rusia dhe anëtarët e tjerë të organizatës sonë po sillen me më shumë përgjegjësi”, tha ai, duke shtuar se vendet euroaziatike ishin plotësisht të vetë-mjaftueshme kur ishte fjala për këto produkte. 

Putin vazhdoi duke thënë se interesi për Bashkimin Ekonomik Euroaziatik ishte në rritje “pavarësisht situatës komplekse ndërkombëtare, të lëshuar nga i ashtuquajturi Perëndim kolektiv, me konfrontimin e tij”.

Takimi i Këshillit të Lartë Ekonomik Euroaziatik u zhvillua në ditën e dytë të forumit të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (EAEU) të mbajtur në Kirgistan.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll