Bota

Kremlini fajëson Ukrainën për ngrirjen e bisedimeve të paqes,Peskov: Nuk e kuptojmë ça duan

Zëdhënësi i qeverisë ruse Dmitry Peskov tha se uhëheqja ukrainase vazhdimisht bën deklarata kontradiktore. 

27 Maj 2022, 14:06 Nga DOSJA
Kremlini fajëson Ukrainën për ngrirjen e bisedimeve të
Peskov

RUSI- Kremlini ka fajësuar Ukrainën për faktin se bisedimet e paqes mes dy vendeve janë ngrirë dhe nuk po vijojnë.

Zëdhënësi i qeverisë ruse Dmitry Peskov tha se uhëheqja ukrainase vazhdimisht bën deklarata kontradiktore. 

"Kjo nuk na lejon të kuptojmë plotësisht se çfarë dëshiron pala ukrainase."-tha ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha më herët se ai ishte përpjekur vazhdimisht të organizonte një takim me presidentin rus Vladimir Putin për t'i dhënë fund luftës, por se Rusia nuk duket të jetë ende gati për bisedime serioze paqeje.

"Ka gjëra për të diskutuar me liderin rus. Unë nuk po ju them se për mua njerëzit tanë janë të etur të flasin me të, por ne duhet të përballemi me realitetin e asaj që po jetojmë".-tha ai.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll