VD-Berisha: Alibeaj merr në mbledhje demokratë që nuk janë pjesë e grupit të PD
Berisha tha ndër të tjera se katër deputetë që ka pasur Alibeaj në mbledhje nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj e plotëson kuorumn me deputetë të huazuar. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha ndër të tjera se katër deputetë që ka pasur Alibeaj në mbledhje nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së.
“Alibeaj e të tjerë janë të kapur këmbë, krye dhe xhep nga qeveria thonë se këto nuk kanë ndodhur, nuk janë të vërteta. E vërteta është se kjo lojë dështoi në mënyrë përfundimtare se ishte përpjekje e tmerrshme për të kapur peng pluralizmin. Loja ishte të mos kemi pluralizëm politik. Çfarë bëri Alibeaj dje? Unë tha kam kuorum këtu. Para 10 ditësh, grupi parlamentar tha ka 40 deputetë. Dje ishin 4 demokratë që nuk i përkasin grupit parlamentar se Kuvendi ia ka dhënë grupeve të tjera. Për kuorum mbledhja e tij duhet ta kishte të paktën 27 deputetë. Çfarë i intereson e thotë e kam me 40, kur i intereson thotë se ka një sharlatan që ka mungesë totale respekti për veten, keqpërdoret nga Edi Rama, harron se ka patur funksione të rëdnësishme dhe në qeveri e kur bën akte të tilla vetëm sa shkelmon mbi veten e tij. Ajo që mund t’u them se mrekullia shqiptare e shekullit 21 ishte shpëtimi i pluralizmit politik, jo rikthimi i Sali Berishës,”- tha Berisha.
(f.m/dosja.al)
Sondazh
VD-Berisha paralajmëron protesta: Droga është normë në polici, mjaftojnë dy vrasjet e fundit
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta. Ai tha se qytetarët duhet të bëhen gati nisur nga vr...
VD-Nesër zgjidhet kryesia e PD/ Berisha: Sot dorëzoj emrat
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka preferuar që të zbulojë emra apo se çfarë do të ndodhë ...
VD-Rrëfimi i Dumanit/ Berisha: S’kisha dëgjuar që bandat rivale të merrnin të njëjtin vrasës, Don Lala u censurua
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të zbardhen të gjitha lidhjet e bandave të Elbasanit. Referu...
VD-Pas Dumanit, Berisha thirrje Besian Xhixhës: Trego lidhjet e krimit me politikën
Sali Berisha: I bëj thirrje edhe Besian Xhoxhës, të rrëfehet për lidhjet politike, për lidhjet me politikanët e ministrat...
VD-Berisha: Dumanit po i censurojnë dëshmitë, nxirrni tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të zbardhen biseda. Në një konferencë për gazetar&...
VD-Raporti i Administratës Publike, Bardhi: Keni analizë për patronazhistët, keni marrë masa?
TIRANË- Ditën e sotme, deputeti Gazment Bardhi kërkoi informacion në lidhje me hetimet për patronazhistët. Gjatë Komisionit...
VD-S'përmbahen! Bardhi: Mos më ngri zërin mua. Bushka: Flisni 7 veta në kor
Klotilda Bushka TIRANË- Debatet mes deputetit të Partisë Demokratike Gazment Bardhit dhe kryetares së Komisionit të Ligjeve Klotil...
VD-Berisha thirrje Nuredin Dumanit: Trego gjithçka, deri tani ke thënë ato që dimë të gjithë
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi një akt antishqiptar mbylljen e dosjeve. Në një konferencë me gaze...
VD-Berisha: Gjykata Supreme janë Rama e Don Agaçio, gjthçka ndodh në dhomë këshillimi
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi një akt antishqiptar mbylljen e dosjeve. Në një konferencë me gaze...
VD-PLAS KEQ te Ligjet/ Bushka: Ne jemi ndryshe Gazi, ty të është vrarë dikush në zonën elektorale
Gazment Bardhi, Klotilda Bushka TIRANË-Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka akuzoi ditën e sotme deputetin e Partisë Demo...
