Politike

VD-Miraka te Ligjet, Berisha: Bardhi të japë sqarime për vrasjen në Elbasan

Berisha kërkon që Bardhi dhe Balla të japin sqarime në SPAK, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

27 Maj 2022, 12:50 Nga DOSJA
VD-Miraka te Ligjet, Berisha: Bardhi të japë sqarime për vrasjen
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon nga deputeti Gazment Bardhi që të japë sqarime për vrasjen në Elbasan. Gjatë konferencës me mediat, Berisha kërkon që Bardhi dhe Balla të japin sqarime në SPAK, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

'Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij. Unë e kuptoj luftën që bënë për të shpëtuar shpirtin, por është i pashpresë. Është i pashpresë. Të zbardh njëherë, të mos i thur lavde SPAK-ut, po të zbardh pak rolin e tij në vrasjen në Elbasan. E them sepse ai nuk ishte…askush nuk është për t’u vrarë. Ne jemi vend që nuk kemi dënime me vdekje. Bardhi dhe Balla janë përgjegjës direkt politik për atë gjakderdhje në një lagje që mund të mos ketë pasur gjakderdhje ndonjëherë. Ndaj të shkoj të japë sqarime.'- tha Berisha.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll