Aktualitet

Berisha u përgjigjet ndërkombëtarëve: Mirëkuptoj deklaratat, por nuk njihni realitetin në Shqipëri

22 Shkurt 2019, 13:54 Nga DOSJA
Berisha u përgjigjet ndërkombëtarëve: Mirëkuptoj

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka folur për protestën e djeshme dhe për komentet e ndërkombëtarëve kundër djegies së mandateve nga opozita.

Berisha deklaroi se ditën e djeshme në protestë njerëz që urrenin Ramën, duke e krahasuar me urrejten që kishin shqiptarët në vtin 1990 kundër sitemit të komunizmit.

Unë dje kam konstatuar atë urrejtje që kam gjetur në vitin 1990 kundër diktatorëve. U bëj thirrje të gjithë socialistëve që të mos nënvlerësojnë situatën, pasi për Edi Ramën gjykimi do të jetë shumë i rëndë. Ky është një revulucion, i nisur nga studentët, dhe kanë një meritë historike pasi mbushën sheshet. Por kanë dhe një meritë tjetër pasi në çdo sallë e nxorrën lakuriq Edi Ramën. Tani radhën e kanë qytetarët. Çdo javë e Ramës në pushtet është tragjedi kombëtare”, tha Berisha.

Komentet e ndërkombëtarëve?

Në në mënyrë të padiskutueshme asnjë vend demokratik, nuk mbështet asnjë vendim të tillë. Unë dua të siguroj të gjithë miqtë tanë, që ky ësthë një veprim që ka një qëllim të vetëm, mospranimin për të qenë fasadë e të keqes. Nuk kam asnjë obeksion për kritikën, por kam mirëkuptim. U bëj thirrje që të vijnë të shohin realitetin këtu në Tiranë, dhe do të shikojnë që e kanë shumë më ndryshe se nga ato që kanë në dosjet në tavolinë.

Ata duhet të vijnë të shohin një realitet që është krejt tjetër. Po protestohet në shumë vend të Evropës, por nuk protestohet se ka kriminelë e përdhunues në Parlament. Në asnjë vend të Evropës nuk ndodh që një njeri që ka vrarë katër policë t’i çojë mesazhe kreu të Meduzës kur të dojë dhe të dal me 6 vite burg për vrasjen e tyre. Popujt e Evropës nuk e tolerojnë këtë as 24 orë. Dorëzimi i mandateve është një akt i jashtëzakonshëm, por është i diktuar nga rrethana të jashtëzakonshme. Një gjë duhet të dini që vlimi qytetar është i jashtëzakonshëm. Unë i them të largohet vetë, pasi mund të largohet në një mënyrë që ai nuk mund ta imagjinoj. I them se imagjinata e njerëzve sot është e jashtëzakonshem e kanë toleruar deri tani, ka 6 vite që i poshtëron, po i largon nga vendi i tyre, ka 6 vite që shet gënjeshtra nga mëngjesi deri në dark. Tani ik, ik, dhe vetëm ik.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nderkombetaret realiteti ne shqiperi sali berisha nderkombetaret realiteti ne shqiperi sali berisha

Sondazh

Poll