Aktualitet

Denar Biba shfaqet me sy të nxirë në mbledhjen e KQZ, Prokuroria pushon çështjen “Bianku” (VD)

22 Shkurt 2019, 13:47 Nga DOSJA

TIRANË- Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba është shfaqur në mbledhjen e sotme me një shenjë në syrin e djathtë.

Siç shikohet nga video e siguruar nga Dosja.al, Biba ka një shenjë shumë të dallueshme poshtë syrit.

Mendohet se kjo shenjë mund të jetë krijuar nga dhunë e ushtruar ndaj tij. Po ashtu mësohet se  sot Prokuroria ka pushuar çështjen ndaj në lidhje me audio-përgjimin e publikuar me gjyqtarin e Strasburgut, Ledi Bianku.

Në audio-përgjim e publikuan dyshohej se Denar Biba shantazhonte gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë për të mbyllur problemin e pronave në këtë gjykatë duket se është vënë në lëvizje edhe Prokuroria shqiptare.

Biseda është pranuar nga Biba, ndërsa publikuesit e saj komentuan si shantazh ndaj gjyqtarit në mënyrë që ai të ndikonte mbi Gjykatën e Strasburgut, në lidhje me gjyqet e pronave të shtetasve shqiptarë.

Vendim pë pushimin e çështjes.”Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (Kliko këtu që të hapet dokumenti)

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi nënkryetarin e KQZ-së Denar Biba, se shantazhoi gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku që ky i fundit të ndikonte tek kryetari i Gjykatës, Dean Spelmann, me qëllim që të ndihmonte qeverinë, kundër interesit të popullit shqiptar. Sipas PD-së, Biba ka vepruar me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi.

Çështja e pretenduar nga Partia Demokratike, ka lidhje me dosjet e dërguara nga ish-pronarët në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. PD pretendon se qeveria shqiptare kërkoi nëpërmjet ndikimit tek kryetari i Gjykatës, Dean Spelmann, që të gjitha rastet e dërguara nga Shqipëria që kishin lidhje me kthimin dhe kompesimin e pronave të pezulloheshin ose të shtyheshin, deri në miratimin e një ligji pasi vendimet e Strasburgut do të ndikonin tek gjykatat shqiptare duke e vendosur qeverinë shqiptare mbi barrën e dëmshpërblimit. Por, deri më tani, në audio-përgjimin e publikuar, nuk ka në asnjë rast një provë të qartë që të tregojë se nënkryetari i KQZ-së, kërcënon apo shantazhon Ledi Biankun.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ceshjta bianku denar biba mbledhje kqz me sy te nxire nen kryetari i kqz ceshjta bianku denar biba mbledhje kqz me sy te nxire nen kryetari i kqz

Sondazh

Poll