Aktualitet

Mbyllja e aplikimeve për SPAK, kreu i KLP: Do të jetë gati para zgjedhjeve

22 Shkurt 2019, 13:33 Nga DOSJA
Mbyllja e aplikimeve për SPAK, kreu i KLP: Do të jetë gati para

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e njohur ndryshe si SPAK do të jetë gati poara zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka deklaruar se pak mbylljeve të aplikimeve, SPAK do të jetë gati për maksimumi 3 muaj.

Pas aplikimit të 27 kandidaturave, do të miratohet edhe rregullorja e pikëzimit dhe ndërsa pas pak javësh pritet të hapet edhe gara për Kryeprokurorin e Përgjithshëm.

Ditën e kaluar, e cila ishte edhe dita e fundit e pranimit të aplikimeve për prokurorët që kandidojnë për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dorëzuan dosjet Irena Nino (Vujoshi),  drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Manjola Kajana, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, dhe Ndini Tavani, Prokuror ne Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi kreu i klp mbyllja e aplikimeve per spak prokuroria e posacme spak gent ibrahimi kreu i klp mbyllja e aplikimeve per spak prokuroria e posacme spak

Sondazh

Poll