Aktualitet

Vrau shokun dhe e hodhi në humnerë, Roland Milo tregon si nisi konflikti për pazaret e drogës

22 Shkurt 2019, 15:02 Nga DOSJA
Vrau shokun dhe e hodhi në humnerë, Roland Milo tregon si nisi

Roland Milo i cili pranoi në polici vrasjen e mikut dhe bashkëpunëtorit të tij Sokol Rama ka rrëfyer edhe detajet se si lindi konflikti mes tyre. Gjithçka ka ndodhur pas prishjeve të pazareve të drogës. Milo tregoi se bashkëpunonte me Ramën prej dy vitesh për vjedhje banesash dhe transportim të lëndëve narkotike.

Ishte 40-vjeçari ai që identifikonte banesat në Përmet, ndërsa vjedhjet kryheshin nga Sokol Rama. Por pas vjedhjeve Milo e përfshiu Ramën edhe në transportin e lëndëve narkotike, pasi vetë punonte si shofer i administratorit të njësisë frashër.

Më pas filluan konfliktet dhe së fundmi ata kishin pasur debate për një shumë prej 3500 eurosh që duhej të ndanin mes tyre. Ditën kur ndodhi vrasja, 40-vjeçari kishte refuzuar t’i jepte Sokol Ramës shumën e caktuar për trafikun e drogës dhe debati përfundoi me ekzekutimin e tij.

Milo e vrau me armë zjarri Ramën në kthesën e Piskovës, pranë Përmetit dhe më pas trupin e futi në makinën e viktimës dhe i hodhi në humnerë pranë fshatit Mbrezhdan.
Roland Milo u arrestua në Vaqarr në Tiranë teksa fshihej në banesën e të motrës. (Lexo këtu) Ai ishte në kërkim nga policia që në datën 8 shkurt pasi dyshohej se kishte dijeni për zhdukjen e Ramës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pazare droge roland milo sokol rama vrasja ne permet pazare droge roland milo sokol rama vrasja ne permet

Sondazh

Poll