Aktualitet

E rëndë në Ministrinë e Brendshme/ Hapen valixhet, vidhen armë e fishekë, ngjarja fshihet nga Policia

22 Shkurt 2019, 15:03 Nga DOSJA
E rëndë në Ministrinë e Brendshme/ Hapen valixhet, vidhen

TIRANË- Pas vjedhjes së armëve dhe municioneve luftarake në bazën Detare të Pashalimanit, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur, kësaj herë në një magazinë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme.

Bëhet fjalë për një vjedhje armësh në Qendrën e Furnizimit të Materialeve Teknike në ish-repartin 100 në Mullet.

Burime për Dosja.al nga Policia e Shtetit, bëjnë me dije se janë vjedhur dy pistoleta tip Glock, si edhe një sasi e konsiderueshme fishekësh.

Armët ndodheshin në dy valixhe, që janë hapur e më pas janë marrë pistoletat. Vjedhja e armëve ka ndodhur në muajin dhjetor, dhe pasi është evidentuar nga disa punonjës është bërë denoncimi në SHÇBA.

Burimet saktësojnë se është dhënë një urdhër i prerë nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit që ngjarja të mbahet e fshehtë dhe të mos bëhet publike.

SHÇBA ka verifikuar dhe ka marrë në pyetje 4 punonjës të qendrës në Mullet, si edhe po heton të gjithë personat e tjerë që kanë patur dijeni për vendin ku ruheshin armët. Në ekspertizë kanë kaluar edhe shenjat e gishtave mbi valixhe.

Kjo është vjedhja e dytë e armëve që ndodh në harkun kohor të tre muajve. Në 11 janar u raportua për një vjedhje në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë, ku u vjedhur 3 armë automatikë, 3 granata dhe një sasi municionesh. Armët kanë qenë të sistemuara në një depo të bazës ushtarake, ndërsa dyshohet se grabitësi është person i brendshëm i bazës ushtarake ose është ndihmuar nga anëtarë të FA-së.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e brendshme vidhen armet vjedhja e armeve ne pashaliman vjedhje armesh ne mullet ministria e brendshme vidhen armet vjedhja e armeve ne pashaliman vjedhje armesh ne mullet

Sondazh

Poll