Bota

Kryeministri italian telefonon Putinin, diskutojnë mbi krizën ushqimore

Putini i shpjegoi më tej Draghit se Moska është e gatshme të ndihmojë në tejkalimin e krizës ushqimore në këmbim të heqjes së sanksioneve. 

27 Maj 2022, 10:57 Nga DOSJA
Kryeministri italian telefonon Putinin, diskutojnë mbi krizën
Vladimir Putin dhe Mario Draghi

ITALI- Kryeministri italian Mario Draghi ka telefonuar presidentin rus Vladimir Putin. Sipas mediave italiane,  Draghit i kërkoj Vladimir Putinit të zhbllokojë grurin që ndodhet në depozitat e Ukrainës. 

Në një konferencë për shtyp, kryeministri italian tha se pas bisedës më të vuri re që nuk do të ketë paqe. Draghi është shprehur se ai i kërkoi të bisedonin presidentit rus mbi luftën dhe krizën ushqimore dhe ai pranoi ta telefononte.

"Qëllimi ishte të pyesim nëse mund të bëhej diçka për të zhbllokuar grurin që ndodhet sot në depozitat në Ukrainë sepse kriza ushqimore që po afron dhe tashmë është e pranishme në disa vende afrikane do të ketë përmasa gjigante dhe pasoja të tmerrshme humanitare”-tha ai.

Ai gjithashtu ka thënë se Putini i ka thën se kriza ushqimore vjen si rrjedhojë e sanksioneve dhe se nëse sanksionet hiqen, Rusia mund të eksportojë grurë. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll