Aktualitet

Gëlltiti zarfin me kokainë për t'iu shmangur kontrollit të policisë, arrestohet shqiptari në Itali

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, më 24 maj, kur gjatë patrullimeve në Pontebari, zonë e frekuentuar zakonisht nga trafikantë dhe shpërndarës droge, policët kanë vënë re një të ri, i cili është frikësuar kur i ka parë.

26 Maj 2022, 23:54 Nga DOSJA
Gëlltiti zarfin me kokainë për t'iu shmangur kontrollit
Foto ilustruese

ITALI- Agjentët e Policisë së Komisariatit të Spoletos në Italia kanë arrestuar një të ri shqiptar, i cili në tentativë për t’iu shmangur kontrollit policor, ka gëlltitur një zarf që përmbante lëndë narkotike kokainë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, më 24 maj, kur gjatë patrullimeve në Pontebari, zonë e frekuentuar zakonisht nga trafikantë dhe shpërndarës droge, policët kanë vënë re një të ri, i cili është frikësuar kur i ka parë. Pas dëshmisë në polici se kishte gëlltitur lëndën narkotike, i riu iu nënshtrua një ekzaminimi dhe terapie me ilaçe për të shmangur rreziqet që mund t‘i vinin në shëndet. Ndërsa i riu u shpreh se nuk kishte asnjë shpjegim për sjelljen e tij.

Sipas policisë italiane, i riu shqiptar rezulton se është ndaluar edhe një herë në të njëjtin vend ku i janë gjetur 11 pako me kokainë gati për shitje. Në përfundim të aktgjykimit në lidhje me këtë rast, shqiptari i asrrestuar në Itali u dënua me 8 muaj burg dhe 2000 euro drogë, me marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Marrë nga vivereumbria.biz

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll