Aktualitet

I ndiqte Policia! Makina e vjedhur aksidentohet në Lushnje, brenda ndodheshin 2 adoleshentë

Duke drejtuar mjetin tip Benz, ndërkohë që Policia i ndiqte dhe i kërkonte që të ndalonte mjetin, të rinjtë kanë humbur drejtimin e makinës në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes.

26 Maj 2022, 22:51 Nga DOSJA
I ndiqte Policia! Makina e vjedhur aksidentohet në Lushnje, brenda
Foto ilustruese

LUSHNJE- Dy adoleshentë dhe një person me aftësi të kufizuara kanë shkaktuar një aksident me mjetin që kishin vjedhur në qytet. Duke drejtuar mjetin tip Benz, ndërkohë që Policia i ndiqte dhe i kërkonte që të ndalonte mjetin, të rinjtë kanë humbur drejtimin e makinës në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes.

Ata janë aksidentuar në një kthesë rruge, pasi  janë përplasur me barrierat e hekurta duke hyrë në rrugën rurale në Kashtbardhë. Nga përplasja të tre personat që ndodheshin në mjet kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Ndërsa ndjekja nga policia i ka kushtuar prangat adoleshentëve, ndërkohë që po kryehen hetimet e rastit.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll