Aktualitet

Paratë e pista/ Ekspeti i sigurisë: E sjellin me 'cash', ose me sistemin "havale"

Ndërsa tregoi edhe mënyrat sesi paratë informale qarkullojnë në Shqipëri, duke theksuar se më së shumti përdoret mënyra “cash”.

26 Maj 2022, 23:30 Nga DOSJA
Paratë e pista/ Ekspeti i sigurisë: E sjellin me 'cash', ose
Fabian Zhilla

TIRANË- Ekspeti i sigurisë, Fabian Zhilla ka treguar disa detaje lidhur me grupet kriminale që kanë krerë shqiptarë. I ftuar në emisionin “Opinion”, Zhilla tha në fjalën e tij se një grup kriminal shqiptar që operon në vendet e Beneluksit, Belgjikës, Luksemburgut dhe Holandës, ka mijëra anëtarë.

Ndërsa tregoi edhe mënyrat sesi paratë informale qarkullojnë në Shqipëri, duke theksuar se më së shumti përdoret mënyra “cash”.

“Një organizatë krimianle që ka akticitet në beneleuks, ka 5000 anëtarë. Kanë të ardhura mi 110 mln euro në vot. Sot krimi shqiptar nuk i përket vendit tonë, fillon që nga Amerika Latina. Për vrasjet e Dumanit shifra shkon deri në 1 milionë euro. Tregon edhe sesi pastrohet paraja. Paraja vjen cash, ose me sistemin havale. Kanë pika kontakti me biznese, i paguajnë lekët në Spanjë dhe i marrin në Shqipëri,”-tha ai ndër të tjera.

(k.m/dosja.al) 

Sondazh

Poll