Aktualitet

42-vjeçari i vë flakën banesës, Policia: Vuan nga probleme të shëndetit mendor

Policia ka bërë me dije se 42-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

26 Maj 2022, 22:44 Nga DOSJA
42-vjeçari i vë flakën banesës, Policia: Vuan nga probleme
Foto ilustruese

TIRANË- Një 42-vjeçar, i identifikuar me inicialet I. A., i ka vënë zjarrin banesës së tij. Policia ka bërë me dije se 42-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij. Ndërkohë që në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa. Por megjithatë ka pësuar asfiksi dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.05.2022, rreth orës 22:05, në rrugën "Memo Meto", shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij. Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa. Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll