Aktualitet

Gazetarja Liperi e tregon: Në Shqipëri hyjnë 500-600 mln euro para të pista

Megjithatë ajo shton se këta të fundit kanë një pjesë të vogël, ndërsa shuma tjetër ka burim të paligjshëm.

26 Maj 2022, 21:53 Nga DOSJA
Gazetarja Liperi e tregon: Në Shqipëri hyjnë 500-600 mln euro
Ornela Liperi

TIRANË- Gazetarja Ornela Liperi ka bërë me dije se në Shqipëri qarkullojnë 500 milionë deri në 600 milionë euro të pista. E ftuar në emisionin “Opinion”, teksa fliste për paratë informale në vendin tonë, ku sipas saj, një rol të rëndësishëm në këtë pikë kanë edhe emigrantët. Megjithatë ajo shton se këta të fundit kanë një pjesë të vogël, ndërsa shuma tjetër ka burim të paligjshëm.

PJESË NGA BISEDA:

Liperi: Emigrantët sjellin shuma të vogla parash që janë 200 apo 300  euroa, pra shumë persona nga pak para. Në Tiranë pjesa më e madhe, 40% deri në 50% e parave që hyjnë mund të jenë informale. Do të thotë dikut tek 500 milionë ose 600 milionë euro në vitë.

Fevziu: 500 deri në 600 milionë euro në vit janë para të pista?

Liperi: Po, janë para të pista

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll