Aktualitet

FOTOT/ Vrasja makabër e shqiptares, momenti kur 28-vjeçari lëvis me thikën e gjakosur

Ndërkohë Corriere.it ka publikuar edhe imazhe nga momenti që vrasësi i 37-vjeçares futet në banesën e saj dhe pasi kreu krimin makabër largohet me thikën e përgjakur në rrugicat e qytetit.

26 Maj 2022, 21:43 Nga DOSJA
FOTOT/ Vrasja makabër e shqiptares, momenti kur 28-vjeçari
pamjet

ITALI- Vrasja e Brunilda Muça (Hallës), nga një person që nuk e njihte dhe me probleme të shëndetit mendor, tronditi të gjithë qytetin e Vittoria-s në Itali. Por sipas mediave italiane, 28-vjeçarja shqiptare edhe mund të ishte shpëtuar, pasi në rrjetet sociale, u aludua se ambulanca kishte ardhur me shumë vonesë. Dëshmitarët pretendojnë se ambulanca kishte ardhur një orë pasi ishte bërë njoftimi. 

Ndërkohë Corriere.it ka publikuar edhe imazhe nga momenti që vrasësi i 37-vjeçares futet në ndërtesë dhe pasi kreu krimin makabër largohet me thikën e përgjakur në rrugicat e qytetit.

Dëshmitar në këtë krim mund të kishte qenë edhe djali i shqiptares, të cilin ajo kishte shkuar ta merrte nga shkolla. E pikërisht teksa priste të birin, u sulmua me thikë e ndërroi jetë në vend. Bruna Muça la pas dy fëmijë, një djalë e një vajzë.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll