Politike

Rama e shkarkoi në mbledhjen e Asamblesë, flet Ditmir Bushati: S’luftoj për zyrë, i vendosur për të çuar para projektet

23 Korrik 2019, 17:27 Nga DOSJA
Rama e shkarkoi në mbledhjen e Asamblesë, flet Ditmir Bushati:

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati pas largimit nga posti i koordinatorit në qarkun e Shkodrës për Partinë Socialiste, foli për herë të parë pas daljes nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të socialistëve.

Bushati tha se nuk ka rëndësi posti, por vendosmëria për të çuar përpara projektet për Shkodrën. Ndërsa në fund bëri edhe një paralajmërim duke thënë se do të ketë komunikime të tjera për këtë çështje, por edhe të tjera. Ai njihet si prej zërave  më kritik në Partinë Socialiste. 

E para ju falenderoj për durimin, të jeni të qetë, do të kemi edhe komunikime të mëtejshme për këtë dhe cështje të tjera. Unë di të them që nuk ka rëndësi nëse kam më post apo jam pa post, e rëndësishme është për cfarë cështjesh luftoj dhe për cfarë pikëpamjesh mbroj. Mungesa e ofiqit më bën të jem edhe më i vendosur për të çuar përpara projektet dhe idetë për Shkodrën” tha Bushati.

Mblidhet Asambleja e PS. Kryeministri Edi Rama bën ndryshime në struktura, duke larguar Ditmir Bushatin, Blerina Gjylametin dhe Lindita Nikollën. Kryesocialisti paralajmëroi të tijët se nëse nuk punojnë do të përjashtohen nga partia. Rama ftoi edhe njëherë opozitën për reformën zgjedhore, duke theksuar se ajo në drejtësi nuk negociohet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike asambleja kombetare e ps ditmir bushati asambleja kombetare e ps ditmir bushati

Sondazh

Poll